Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi sot se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin për të diskutuar për koordinimin ushtarak në takimin e parë që prej akuzave të bëra nga Rusia kundër Izraelit për rrëzimin e një avioni luftarak rus në Siri muajin e kaluar.
“Pak çaste më parë fola me presidentin Putin. Ne pranuam të takohemi shpejt për të vazhduar koordinimin e rëndësishëm të sigurisë së ndërsjellë ushtarake”, tha ai, transmeton kp.
Ushtria ruse fajëson Izraelin për atë që Tel Avivi e cilësoi si “mungesë profesionalizmi ose neglizhencë kriminale” që bëri që mbrojtja ajrore siriane gabimisht të rrëzojë aeroplanin rus ndërkohë që përpiqej të shënjestronte një avion izraelit.
-
Trumpi thotë se do të kërkojë nga Netanyahu të mos hakmerret ndaj Iranit
-
Netanyahu e pranon vështirësinë për të ndikuar në vendimet e Trumpit lidhur me Iranin
-
Netanyahu takohet me presidentin e Libanit
-
Gjyqi kundër Netanyahut do të rifillojë të dielën
-
Netanyahu e Trumpi flasin për një marrëveshje të mundshme me Iranin