Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli i pakënaqur me Putinin që mbështeti armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se nuk është i kënaqur me pozicionin e Rusisë për luftën në Gaza, ka raportuar BBC-ja të dielën.

Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Vladimir Putin, pasi ky mbështeti rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Gjatë bisedës, Netanyahu kritikoi “bashkëpunimin e rrezikshëm” mes Rusisë dhe Iranit, duke thënë se çdo vend tjetër që ka pësuar një sulm të barabartë me atë të Izraelit më 7 tetor “do të kishte reaguar të paktën me të njëjtën forcë”.

Kryeministri izraelit ka shprehur vlerësimin e tij për përpjekjet e Moskës për t’i liruar personat me shtetësi ruse që po mbahen peng në Gaza nga Hamasi.

Ndërsa, Kremlini, që aktualisht ka një luftë të hapur me Ukrainën, ka thënë se është i gatshëm të japë ndihmën e mundshme “për depërshkallëzim të konfliktit”.

Putini ka shtuar se dënon terrorizimin “në të gjitha format e tij”.