Nëntë policë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një bombe artizanale pas kalimit të autokolonës së tyre në veri të Afganistanit, njoftuan sot zyrtarët afganë.
Atentati ndodhi në kohën kur këta policë po hynin në ish-bastionin taleban që ishte rimarrë së fundi në distriktin Chimtal, në provincën Balkh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy sulm nuk u mor përsipër nga ndonjë grup, por ndodhi në një kohë kur situata duket e përkeqësuar në Afganistan.
“Të gjitha viktimat u dërguan në spitalin e Mazar-i-Sharif”, theksoi Shir Jan Durrani, zëdhënës i policisë lokale.
Noor Mohammad Faiz, drejtor i spitalit civil të Mazar-i-Sharif, konfirmoi bilancin prej nëntë të vdekur dhe katër të plagosur.