Ministrat e Mbrojtjes të Rusisë dhe Bjellorusisë nënshkruan të enjten një dokument për vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
“Moska do të mbajë kontrollin mbi armët dhe të gjitha vendimet për përdorimin e tyre”, ka thënë ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu, sipas Reuters.
Rusia dhe Bjellorusia, të cilët janë aleatë të ngushtë kur bëhet fjalë për agresionin rus kundër Ukrainës, ranë dakord në fillim të këtij viti për të vendosur një pjesë të arsenalit taktik bërthamor të Moskës në Bjellorusi.
Media ruse raportoi se Shoigu ka thënë se Perëndimi po bënte një “luftë të pashpallur” kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Edhe Bjellorusia pjesë e stërvitjes ushtarake bërthamore të Rusisë
-
Putini konfirmon se ka çuar armë bërthamore në Bjellorusi
-
Putini thotë se Rusia dhe Bjellorusia po ndërtojnë bashkëpunim ushtarak
-
Konfirmohet vendosja e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi
-
Rusia mund të çojë armë bërthamore në Bjellorusi, Lukashenko kërcënon me përdorim