Botë

Nënçmohet Ursula von der Leyen në Turqi në takimin ku diskutohej edhe për të drejtat e grave

Ursula von de Leyen, presidentja e parë grua në Komisionin Evropian, ka mbetur “e befasuar” pasi është lënë pa karrige gjatë takimit me dy presidentët evropianë dhe liderit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa ka kërkuar që një mospërfillje e tillë të mos përsëritet kurrë.

Ajo është irrituar në fillim të bisedimeve në Ankara me dy palët, Erdogan dhe Charles Michel, i cili është president i Këshillit Evropian.

“Ehm” ka thënë ajo, duke u drejtuar nga ata të dy të cilët kanë zënë karriget në krye të dhomës në kompleksin presidencial.

Kjo skenë e çuditshme ndodhi tri orë para bisedimeve me Erdoganin të martën, ku një nga temat e ngritura nga liderët evropianë ishte për të drejtat e grave pas tërheqjes së Turqisë nga konventa e cila përqendrohet në dhunën gjinore.

Micheli u duk se ishte pak i penduar, teksa von der Leyen u deshtë të zë vend në një nga kolltukët përballë ministrit të Jashtëm turk.

“Presidentja e komisionit ishte qartazi e befasuar dhe kjo gjë mund të shihet edhe në video. Niveli i protokollit të presidentes sonë është i njëjtë si ai i presidentit të Këshillit Evropian”, ka thënë një zëdhënësi i von der Leyen, raporton The Guardian.

Eurodeputetja spanjolle, Iratxe Garcia Perez, ka shkruar: “Së pari u tërhoqën nga Konventa e Stambollit dhe tani lënë presidenten e Komisionit Evropian pa karrige në një vizitë zyrtare. E turpshme”.

Von der Leyen ishte shprehur e shqetësuar me tërheqjen e Turqisë nga konventa, pasi tha se ajo “është për të mbrojtur gratë dhe fëmijët nga dhuna”.

Asnjë nga ta nuk përmendën këtë ngjarje në konferencën që u mbajt pas takimit.