Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Negociatat për Brexit në pikë të vdekur

Londër, 11 mars – Negociatat me Bashkimin Europian mbi garancitë ligjore të kërkuara nga qeveria britanike për çështjen e kufirit irlandez (”backstop”), në kuadër të marrëveshjes mbi Brexit, janë në një pikë të vdekur, njoftoi një zëdhënës i qeverisë britanike.

Deklaratën e sipërcituar, zëdhënësi e bëri duke iu referuar një telefonate të zhvilluar dje mes kryeministres britanike, Theresa May dhe presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Ai shtoi se sot do të zhvillohen të tjera bisedime në Bruksel, në prag të votimit kyç, nesër, të Dhomës së Komunave mbi ratifikimin e marrëveshje, që është edhe përpjekja e dytë e parlamentit britanik.

Artikuj të ngjashëm