Bisedimet mes Britanisë së Madhe dhe BE-së sa i përket BREXIT-it mbeten të bllokuara, vetëm një ditë para se deputetët të votojnë përsëri për marrëveshjen e propozuar nga Theresa May.
May ka biseduar me kryetarin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, pasi një fundjave negociatash që nuk rezultuan me sukses, transmeton KTV. Bisedimet kanë vazhduar edhe të hënën, me qëllim të sigurimit të ndryshimeve në marrëveshje përpara votimit të së martës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo29 marsi është planifikuar të jetë data e largimit të Britanisë nga BE-ja. Qeveria ka kërkuar ndryshime në të ashtuquajturin “backstop”, që është garanci për çështjen e kufirit irlandez. Por, detajet e tij ishin kundërshtuar shumë deputetë kur votuan marrëveshjen në janar.
Ata shqetësohen se, në formën aktuale, “backstop”- mund ta mbajë të ‘lidhur Mbretërinë e Bashkuar me BE-në për kohë të pacaktuar.