Në Zvicër sot votohet për të vendosur një sërë masazh, përfshirë edhe ndalimin e reklamimit të duhanit në vendet ku të rinjtë mund ta shohin atë, raporton BBC.
Në fakt ky do të ishte një ndalim i plotë i reklamimit të duhanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMund të jetë befasi, por Zvicra, përkundër imazhit të saj të shëndetshëm dhe miqësor ndaj mjedisit, ka një prej rregulloreve më të buta në Evropë sa i përket duhanit.
Shumë kohë pasi pirja e duhanit u ndalua në bare dhe restorante në Britani të Madhe, Gjermani e Francës, te zviceranët ende pihej duhani në to.
Klientëve në supermarkete rregullisht i afroheshin vajzat e reje me buzëqeshje në fytyrë duke i ofruar ndonjë pako falas të markës së re të cigareve. Ndërsa këto gjëra janë ndaluar tashmë në Zvicër, reklamimi i duhanit ende mbetet në fuqi.
Referendumi i sotëm në Zvicër është një prej shumë referendumeve që mbahen në këtë vend. Votuesit do të vendosin gjithashtu edhe për propozimet për kufizime në testime në kafshë dhe paratë e reja për median.
Mbështetësit e duhanit thonë se ndalimi i reklamave është për shkak se kompanitë më të mëdha të duhanit janë të pranishme në Zvicër. Philip Morris, British American Tobacco dhe Japan Tobacco kanë selitë e tyre në Zvicër.
Industria e duhanit vlerësohet se kontribuon më shumë se 6 miliardë dollarë në vit në ekonominë zvicerane dhe punëson mbi 11 mijë persona.
Në sondazhin e fundit thuhet se 63 për qind e votuesve do të mbështesin reklamimin e duhanit, por për të hyrë në fuqi duhet të përkrahet nga shumica e 26 kantoneve në Zvicër.