Personat që rikthehen në Zvicër nga vendet me rrezik të lartë për koronavirus do të karantinohen, ka njoftuar qeveria zvicerane të mërkurën, me shtetin që po përballet me një rritje të rasteve të reja.
Zyra Federale e Shëndetit Publik do të publikojë në mëngjesin e së enjtes listën e shteteve nga të cilat udhëtarët që rikthehen në Zvicër duhet të vetizolohen për dhjetë ditë, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë në Zvicër, Alain Berset.
Ai ka përmendur Suedinë si shembull i shtetit që mund të përfshihet në listë.
Rastet e reja me koronavirus në Zvicër janë shtuar shpejt që nga mesi i muajit qershor, me të mërkurën që regjistroi 137 raste të reja, rritje enorme nga 10-20 sa ishin për ditë në fund të majit.
-
Kush kthehet në Zvicër nga Kosova duhet të vetizolohet
-
Nga sot, Kosova në listën e Zvicrës për karantinim
-
Kosova nga 22 marsi kthehet në listën e karantinës së Zvicrës
-
Shqipëria nga 22 shkurti do të jetë në listën e karantinës së Zvicrës
-
Çdo qytetar i Shqipërisë që hyn në Zvicër i nënshtrohet karantinës së detyrueshme