Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Ukrainë paralajmërohet se ditët në vijim “s’do të jenë të lehta”

Këshilltari në presidencën e Ukrainës, Oleksiy Arestovych, ka thënë se luftimet e rënda pritet të vazhdojnë në lindje të Ukrainës, afër qytetit të Mariupolit dhe në jug të shtetit, në kohën kur pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet 40-ditëshit të nisjes.

Ai ka paralajmëruar se përpjekjet ushtarake në këto rajone “s’do të jenë të lehta”.

“Mendoj se do ta kthejmë Mariupolin, Ukrainën lindore dhe jugun. Por – dëgjoni me kujdes – s’do të jetë e lehtë”, ka thënë ai, shkruan CNN.

Arestovych dhe zyrtarë të lartë ukrainas ditëve të fundit kanë shtuar apelet për ndihmë me armatim.

Teksa jepte fjalimin e tij të rregullt në televizionin ukrainas, Arestovych ka lutur njerëzit “t’i kthehen jetës normale”, në zonat ku s’ka rrezik aktualisht që të ketë rikuperim ekonomik.