Më shumë se 4 mijë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar në Turqi pas grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik dhe i gjithë personeli i trupës gjyqësore i është nënshtruar hetimit për të përcaktuar lidhjet e mundshme me puçistët, njoftoi të premten Ministria turke e Drejtësisë.
“Më shumë se 4 mijë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak të lidhjeve të tyre me rrjetet guleniste. Nuk ka asnjë gjyqtar apo prokuror që nuk i është nënshtruar hetimit”, tha ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag.
Qeveria turke ka ndërmarrë dënime të pazakonta pas përpjekjes për grusht-shteti më 15 korrik, atribuuar Fetullah Gulenit, një predikues i vendosur në SHBA dhe që Ankaraja e akuzon për infiltrim të institucioneve turke me ndihmën e një rrjeti të gjerë besimtarësh.
Gulen ka mohuar akuzat për përfshirje në puçin e dështuar të shtetit.
-
Turqia arreston 228 veta për lidhje me Gulenin
-
Turqia kërkon arrestimin e 249 zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme
-
Turqia urdhëron arrestimin e më shumë se një mijë “gylenistëve”
-
Turqia lëshon fletarreste për 360 mbështetës të dyshuar të Gulenit
-
Rreth 500 persona gjykohen për puçin e dështuar në Turqi