Fëmijët në Suedi do të fillojnë procesin mësimor në moshën gjashtëvjeçare që nga 2028-a, një vit më herët se zakonisht, pas një rishikimi mbi sistemin arsimor të vendit.
Qeveria ka njoftuar se shkolla duhet të kthehet në qendër, duke u fokusuar në mësimin e hershëm të leximit dhe shkrimit, si dhe në matematikë, ka raportuar TheGuardian
“Kjo duhet të çojë që nxënësit të kenë mundësi më të mira për zhvilluar aftësi bazike mbi leximin, shkrimin dhe numërimin”, ka thënë ministri suedez i Arsimit, Johan Pehrson.
Por, kjo nismë nuk ka kaluar pa kritika. Disa mësimdhënës kanë thënë se kjo do t'ua humbë fëmijëve një vit mundësi për lojë.
Mësimdhënësi Christian Eidevald, ka thënë se ky vendim mund të rrezikojë metodën thelbësore të mësimit që bazohet në lojë, e që sipas tij, është treguar shumë nxitëse për fëmijët.
Ai ka shtuar se është vërtetuar nga studimet se loja është themelore për mësim të hershëm dhe zhvillim të aftësive kritike si gjuha dhe zgjidhja e problemeve.
-
Suedia drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
Kthim te librat - Shkollat e Suedisë po reduktojnë mësimin digjital
-
Suedia planifikon uljen e moshës së përgjegjësisë penale në 13 vjeç për krime të rënda
-
Suedia do të ndalojë telefonat celularë në shkolla në të gjithë vendin
-
Nis viti i ri shkollor