Një deputete në Somali, e cila ishte bërë gruaja e parë ministre e Jashtme në vend, tani i është përvjelë garës për presidente.
Favia Jusuf Adam është e vetëdijshme për sfidat e mëdha për të fituar votat në një shtet mysliman konservativ, ku gratë historikisht janë margjinalizuar. Edhe miqtë dhe kolegët e saj mendojnë se ka pak mundësi që ajo të fitojë për shkak të paragjykimeve gjinore në vend. Por Adam, e vejë dhe nënë e tre fëmijëve, beson se fushata e saj për zgjedhjet presidenciale do të rrokë vëmendjen e të gjithëve.
Është e vendosur që t’i thyejë barrierat edhe për gratë e tjera.
Ajo argumenton se gjinia mund të jetë aset për ta ndihmuar Somalinë për t’ua kthyer shpinën viteve të tëra të dhunës vdekjeprurëse, të shënuar prej sulmeve shkatërruese nga “Al-Shababi”, grup ekstremist i lidhur me “Al-Qaedan”.
-
Somalia, vendi ku vetëm 329 persona votojnë për ta zgjedhur presidentin
-
Osmani: Po lëmë pas një punë të jashtëzakonshme
- Osmani nga Presidenca në front: A do të lindë një Lëvizje e Re?
- Vjosa Osmani, “status quoja” që askush s’e do, por që askush s’guxon ta kontestojë!
-
FAZ: Osmani po e luan “kandidaten e Trumpit”, e gatshme të bëjë gjithçka për karrierë