Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Siri do të shërbejnë vetëm 200 paqeruajtës amerikanë

Shtëpia e Bardhë njoftoi se pas tërheqjes së plotë të trupave ushtarake, në Siri do të mbesin vetëm 200 ushtarë që do të shërbejnë si forcë paqeruajtëse.

Presidenti Donald Trump është vënë në shënjestër të kritikëve pas vendimit për tërheqjen e 2000 trupave në dhjetor të vitit të kaluar, transmeton KosovaPress.

Ai tha se militantët e Shtetit Islamik janë mposhtur, por kritikët thonë se grupi ekstremist nuk është zhdukur plotësisht.

BBC njoftoi se Forcat Demokratike Siriane, që mbështeten nga SHBA-të, janë duke u përpjekur që të evakuojnë civilët nga Baghuz, fshat në Sirinë lindore në kufi me Irakun.