Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Serbi votohet në kuzhina, restorante e garazhe

Mungesa e objekteve institucionale në disa zona të Serbisë, ka bërë që shumë hapësira afariste dhe familjare të shndërrohen në vendvotime.

Rast tipik është ajo i një plake 74-vjeçare, Nade Tanaskoviq, nga Lugu i Madh i Mokromit, që për të katërtën herë lëshon kuzhinën për ta shndërruar në vendvotim. Ajo ishte përkujdesur ditë më herët për ditën e zgjedhjeve, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

“Kam marrë mjeshtër që t’i lyej muret, parmakët dhe gjithçka tjetër, që kur të vijnë njerëzit të duket bukur”, ka thënë ajo.

Në raste tjera, sipas medieve serbe, vendvotimet kanë qenë në restorante, diskoteka e garazhe të qytetarëve të thjeshtë.

Image
Image