Uebfaqja “Izbori.se”, që nëse lexohet në tërësi i bie “përleshje” e nëse lexohet deri te pika “zgjedhje”, është lansuar sot, e qëllim i faqes është që të votohet për liderin e opozitës, i cili do të duhej të kandidonte në prill të vitit të ardhshëm përballë presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Partitë opozitare në Serbi ende nuk kanë arritur të merren vesh për të qenë një përball Vuçiqit, andaj këtë punë në duart e saj e ka marrë uebfaqja “Izbori.se”, e që dri më tash nuk dihet se kush qëndron prapa saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Opozita hungareze mbajti zgjedhje para zgjedhjeve dy vjet më parë. Njerëzit e thjeshtë i votuan në masë. Ata zgjodhën një kandidat të përbashkët të opozitës, e më pas shkuan në zgjedhje të vërteta dhe fituan. Opozita jonë mbahet në katër kolona. Partitë opozitare janë pajtuar që president deir më 2027 të jetë Aleksandar Vuçiq. Na mbetet neve, zgjedhësve, të organizojmë parazgjedhje”, thuhet në mesazhin e këtij sajti.
Brenda uebfaqes janë vënë edhe emrat e kandidatëve që kjo faqe mendon se mund të jenë liderë të opozitës. Votohet përmes Facebookut.