Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi, (FSB), ka thënë se ka vrarë disa “terroristë”, të cilët ishin duke planifikuar kryerjen e një sulmi afër qytetit jugperëndimor, Saratov.
“Gjatë hetimeve dhe kërkimeve në rajonin Saratov, FSB ka penguar një plan për sulm terrorist të disa anëtarëve të një dege të fshehur terroriste”, ka njoftuar shërbimi më 11 mars.
“Kriminelët kanë nisur të shtënat me armë zjarri derisa ishin në një makinë dhe nga përleshjet me armë mes tyre dhe personelit të sigurisë, ata janë plagosur në mënyrë fatale”, ka shtuar shërbimi.
Në deklaratë nuk është njoftuar numri i saktë i viktimave, mirëpo në disa pamje të publikuara nga FSB janë parë trupat e dy burrave afër një makine të dëmtuar.
FSB ka njoftuar se ka gjetur pistoletat, granatat dhe një pajisje shpërthyese me tre kilogramë TNT në Saratov, rreth 800 kilometra larg Moskës.
Edhe
Rusia thotë se ka penguar një komplot të Ukrainës për vrasjen e një oficeri të lartë
Raportimet për këtë incident vijnë vetëm një javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Rusi që mbahen më 18 mars.
Në këto zgjedhje pritet që presidenti aktual, Vladimir Putin të fitojë edhe një mandat.
-
Forcat ruse vrasin disa të burgosur që kishin marrë peng dy anëtarë të stafit në një qendër paraburgimi
-
Rusia vret dy të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste
-
Raportohen mbi 100 të zhdukur, frikë për rritje të viktimave nga sulmi në Moskë
-
Ngrihen shqetësime në Rusi se të dyshuarit për sulmin në Moskë janë torturuar