Moskë, 9 prill – Në Rusi sot është shënuar një ngritje rekord e numrit të rasteve të reja me koronavirus. Brenda 24 orëve janë konfirmuar 1.459 të infektuar, transmeton Koha.net raportimet e medieve ruse.
Sipas agjencisë së lajmeve TASS, tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në këtë vend ka shkuar në 10.131 persona.
Po sipas këtij burimi nga koronavirusi kanë vdekur 13 vetë, kështu që numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 76, transmeton Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
534 të vdekur në Rusi nga koronavirusi në 24 orët e fundit
-
447 vdekur nga COVID-19 në Rusi gjatë 24 orëve të fundit
-
Më shumë se 28 mijë raste të reja me Covid-19 në Rusi
-
Në Rusi rekord i rasteve të reja me koronavirus – mbi 29 mijë
-
Rekord i rasteve të infeksionit dhe vdekjeve në Rusi në 24 orët e fundit