Shtatë persona janë qëlluar në një funelar në qytetin Milwaukee në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:45 sipas orës lokale, njofton policia.
Me të mbërritur në vendngjarje policia gjeti shtatë persona të qëlluar. Sipas njoftimit të policisë, të qëlluar janë meshkuj dhe femra nga mosha 24 deri në 48 vjeç, transmeton TCH.
‘Ata janë dërguar në spitalin lokal ku po trajtojnë plagët e marra. Aktualisht të gjithë janë në kushte të qëndrueshme”- tha Michael Brunson, shefi i Departamentit të Policisë në Milwaukee.
Akoma nuk ka një të arrestuar për ngjarjen, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Artikuj të ngjashëm
-
14 të lënduar në sulmin me armë në një funeral në Chicago
-
Plagosen 12 persona në një festival në SHBA, policia vihet në kërkim të të dyshuarve
-
Katër të vdekur e dhjetëra të lënduar në sulmin me armë në Alabama
-
Sulm me armë në SHBA, të paktën një i vdekur dhe 24 të plagosur
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur pas të shtënave në Washington