Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Nish shkarravitet tabela e mirënjohjes për SHBA-në

Persona të panjohur gjatë natës së mbrëmshme në Nish, Serbi, kanë hedhur ngjyrë të kaltër sipër tabelës që shpreh mirënjohje për Qeverinë amerikane, ushtrinë dhe popullin amerikan për ndihmën e dhënë Qendrës Klinike të këtij qyteti, njofton b92.

Tabela e mirënjohjes ishte vënë në njërin nga muret e kësaj Qendre.

Vlera e ndihmës që SHBA-ja kishte dhënë si donacion mjekësor e pajisje ka qenë 400 mijë euro, transmeton Koha.net.

Drejtori i Klinikës së kardiokirurgjisë Dragan Miliq lidhur me këtë rast në profilin e vet të Facebookut ka shkruar se “tabelën nën përkujdesjen e territ e kanë goditur trimat e atdheut” .

Ai ka theksuar se me pajisjet e marra nga miqtë amerikanë deri më tash janë operuar dhe shpëtuar mbi 500 pacientë të sëmurë rëndë dhe se Klinika është krenare nga bashkëpunimi me miqtë amerikanë.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm