Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1391 teste për coronavirus, ndërsa 193 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre, 140 janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 1 nga Dibra, 6 nga Shtipi, 19 nga Tetova, 5 nga Struga, 2 nga Velesi, 11 nga Ohri, 4 nga Gostivari, 1 nga Shën Nikolla dhe 2 nga Resnja.
Janë regjistruar edhe nëntë viktima si pasojë e coronavirusit.
Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar edhe 46 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në Maqedoninë e Veriut shkon në 4482, prej të cilëve 1803 janë shëruar, ndërsa 210 kanë ndërruar jetë.
Artikuj të ngjashëm
-
Nëntë të vdekur nga COVID-19 sot në M.Veriore
-
19 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të dielën
-
9 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut
-
Shtatë të vdekur e dhjetë raste të reja me koronavirus në Maqedoni V. në 24 orët e fundit
-
Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore