Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 665 testime për coronavirus, ndërsa 90 raste kanë rezultuar pozitivë.
Prej tyre 36 janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 4 nga Tetova, 8 nga Shtipi, 2 nga Velesi, 2 nga Manastiri, 13 nga Ohri, 1 nga Gostivari, 1 nga Krusheva, 2 nga Koçani, 1 nga Probishtipi, 2 nga Shën Nikolla dhe 6 nga Resnja.
MSH informon se janë regjistruar edhe 9 viktima, prej të cilëve 5 nga Shkupi, 2 nga Tetova, 1 nga Ohri dhe 1 nga Gostivari.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 48 pacientë të shëruar. Prej të cilëve 9 janë nga Shkupi, 30 nga Shtipi, 1 nga Tetova, 4 nga Gostivari, 1 nga Velesi, 1 nga Strumica, 1 nga Koçani dhe 1 nga Probishtipi.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 5196, prej të cilëve 1974 janë shëruar, ndërsa 247 kanë vdekur.
-
24 të vdekur dhe 1.112 të infektuar sot në Maqedoninë e Veriut
-
Në Maqedoni të Veriut 225 raste të reja me koronavirus, tetë të vdekur
-
Në Maqedoninë e Veriut 5 të vdekur, 88 raste të reja dhe 135 të shëruar nga Covid -19
-
8 viktima dhe 144 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
-
Nëntë të vdekur dhe 98 raste me COVID-19 në Maqedoni të Veriut