Shkup, 22 shtator – Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1618 teste, ndërsa janë konfirmuar 88 raste të reja me Covid-19.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 135 pacientë të kuruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga Covid-19 në 24 orët e fundit vdiqën 5 persona, një pacient nga Tetova (53 vjet), një nga Gostivari (60 vjet), Prilepi (57 vjet), Struga (60 vjet) dhe një pacient nga Manastiri (60 vjet).
Numri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar nga Covid-19 nga fillimi i pademisë është 16867, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 14084. Numri i vdekjeve është 705 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2078. (koha.mk)