Sot fillon vitit i ri shkollor dhe mbi 20.000 nxënës do të ulen për herë të parë në bankat shkollës. Në Shkup nga gjithsej 10 komuna deri tani janë paraqitur 6.159 nxënës në klasën e parë.
Kurse në shkollat e mesme janë regjistruar gjithsej 17.131 nxënës. Në të dy afatet e regjistrimit në shkollat e mesme të Shkupit janë regjistruar 6.496 nxënës, ndërsa në komunat e tjera numri i të regjistruarave është 10.635.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInteres më të madh ka pasur për arsim profesional ku janë regjistruar 9.983 nxënës, ndërsa për arsim gjimnazi kanë vendosur 6.703.
Në gjimnazet e Shkupit janë regjistruar 2.768, ndërsa në shkollat profesionale 3.407 nxënës.
Në arsimin e gjimnazeve në komunat e tjera janë regjistruar 3.935 nxënës, ndërsa në shkollat profesioniste në komunat e tjera 6.576 nxënës.
Në shkollat artistike janë regjistruar gjithsej 224 nxënës, prej të cilëve në Shkup 148, ndërsa në gjimnazin e sportit 221 nxënës, prej të cilëve në Shkup 173.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksojnë se numri përfundimtar i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do të dihet nga mesi i shtatorit pas kompletimit të të dhënave në koordinim me komunat.