Tajvanit i duhen armë me rreze të gjata dhe saktësi veprimi me qëllim që të neutralizojë kërcënimin nga Kina, që po zhvillon sisteme të avancuara për ta sulmuar ishullin, ka paralajmëruar ministri tajvanez i Mbrojtjes.
Tajvani ka propozuar këtë muaj buxhet shtesë për mbrojtje në vlerë prej 9 miliardë dollarësh gjatë pesë viteve të ardhshme, përfshirë raketa të reja.
Tajvani po e avancon urgjentisht sistemin e vet të mbrojtjes, për shkak të kërcënimit serioz nga Kina fqinje, e cila pretendon se Tajvani është pjesë e territorit kinez.
Duke folur në parlament, shefi i Mbrojtjes i Tajvanit ka thënë se vendi duhet të jetë në gjendje që të mbrohet nga Kina.
Tajvani njofton se Kina po përdor raketa me rreze të mesme dhe të gjata veprimi gjatë manovrave ushtarake në ujërat e tensionuara ndërkombëtare në afërsi të shtetit ishullor.