Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Kanada, taksë për të pavaksinuarit

Provinca kanadeze, Quebec, do të shtojë një taksë shëndetësore për banorët që nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit.

Quebec, rajon i cili është përballur me shifrat më të larta të vdekjeve me koronavirus në Kanada, aktualisht po përballet me rritje të shkallës së infektimit.

Vetëm 12.8 për qind e banorëve të Quebecut nuk janë të vaksinuar, mirëpo ata përbëjnë gjati gjysmën e të gjithë pacientëve të shtrirë nëpër spitale.

Sipas të dhënave federale, rreth 85 për qind e banorëve të Quebecut kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit deri më 1 janar.

Kryetari i Quebecut, Francois Legault, ka thënë në një konferencë për media se njerëzit që nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës, duhet të paguajnë “një kontribut”.

Shuma e taksës nuk është caktuar ende.

Edhe FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende Botë 4 d. më parë FT: Trumpi po përgatit tarifa të reja për dhjetëra vende

“Mendoj se tani kjo çështje ka të bëjë me drejtësinë e më shumë se 90 për qind të popullsisë që ka bërë sakrifica”, ka thënë Legault. “Mendoj se ua kemi borxh këtë masë”.

Javën e kaluar, kjo provincë ka njoftuar se do të kërkojë dëshmi të vaksinimit në dyqanet e alkoolit dhe kanabisit.

Në 24 orët e fundit, autoritetet në këtë rajon kanë regjistruar 62 vdekje si pasojë e COVID-19, duke e çuar totalin e viktimave në 12.028. /Rel