Kanadaja ka tejkaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me nivelin e dhënies së dozës së dytë të vaksinës anti-COVID.
Deri më 16 korrik, 48,45% e qytetarëve kanadezë janë vaksinuar me të dy dozat kundër koronavirusit, krahasuar me 48.05% e amerikanëve.
Nëse programi i vaksinimit i Kanadasë vazhdon me këtë ritëm, ky shtet do të mund të hapë kufijtë për udhëtarët amerikanë, pas 16 muajve mbyllje, ka bërë të ditur këtë javë kryeministri kanadez, Justin Trudeau.
Presidenti amerikan, Joe Bideni, ka dështuar të arrijë cakun që kishte parashikuar, për të vaksinuar 70% të të rriturve deri më 4 korrik. Rreth 68% e amerikanëve të moshës 18 e sipër kanë pranuar ndërkohë të paktën njërën dozë.
Në SHBA-ja kohëve të fundit janë rritur raste me variantin indian Delta, derisa është rritur edhe numri i të vdekurve si pasojë e tij. Ky variant ka nisur të përhapet në mesin e atyre që janë të pavaksinuar.