Mbi 2.000 punonjës mjekësorë, mjekë dhe infermiere, janë infektuar me koronavirus, ka bërë të ditur Carlo Palermo, përfaqësuesi i sindikatës më të madhe të shëndetësisë në Itali, raporton Ansa të hënën.
“Është një numër i frikshëm dhe kjo situatë na vë në vështirësi të mëtejshme", ka thënë Palermo.
Italia, aktualisht është vatra kryesore e Covid-19. Raportohet për mbi 24 mijë persona të infektuar dhe mbi 1.800 të vdekur si pasojë e këtij virusi, të shpallur tashmë edhe pandemi.
Më shumë raste se Italia ka vetëm Kina, ku edhe shpërtheu ky virus, por në këtë vend aziatik situata ngadalë po kthehet nën kontroll.
Artikuj të ngjashëm
-
192 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali
-
Mbi 200 vdekje nga COVID-19 në Itali gjatë 24 orëve të fundit
-
628 të vdekur e mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali
-
Në Itali 541 të vdekur nga koronavirusi, 20.648 raste të reja
-
Në Itali 686 të vdekur e mbi 26 mijë raste të reja me COVID-19