Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Itali 731 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Foto: Reuters

Në Itali janë regjistruar 731 të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, që është shifra më e lartë e të vdekurve brenda një dite që nga 3 prilli.

Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka njoftuar po ashtu se janë regjistruar edhe 32.191 të infektuar të rinj, raporton agjencia Reuters.

Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar 46.464 raste me fatalitet nga COVID-19, si dhe 1.24 milionë të infektuar.

Rajoni verior i Lombardisë, ka mbetur zona e goditur më së rëndi, ku janë raportuar të martën 8.448 raste të reja me koronavirus.