Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Itali, 575 të vdekur nga koronavirusi

Italia ka regjistruar 575 të vdekur në 24 orët e fundit, 50 më shumë se një ditë më pare, njofton Reuters.

Po ashtu janë shënuar edhe më shumë raste pozitive se një ditë më parë, 3.493.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë është rritur në 172.434, kurse i të vdekurve ka shkuar në 22.745.

Autoritetet italiane kanë njoftuar edhe për 2.563 pacientë të shëruar. Totali i të shëruarve është rritur në 42.727.

Të shtrirë nëpër spitale janë 25.786, kurse në gjendje kritike 2.812 pacientë.

Edhe 75 të vdekur nga koronavirusi në Itali të shtunën Botë 75 të vdekur nga koronavirusi në Itali të shtunën

Në rajonin e Lombardisë, vatrën e koronavirusit në Itali, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.041 raste pozitive dhe 243 të vdekur.

Deri më sot numri i mostrave të kryera në Itali është 1.244.108.