Ministria e Shëndetësisë e Indisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 61.408 raste të reja, duke e rritur në 3.106.348 numrin e të infektuarve me koronavirus.
Po ashtu bëhet e ditur se si pasojë e koronavirusit, në këtë vend aziatik kanë vdekur 836 pacientë në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 është rritur në 57.542, përcjellin mediat e huaja të hënë.
Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 2.338.035.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.
Edhe në Brazil po vazhdon me ritme shqetësuese shtimi i rasteve. Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 23.421 raste të reja dhe 494 vdekje.
Numri i të prekurve është rritur në 3.605.783, kurse i të vdekurve në 114.744, që e bën vendin e dytë më të goditur pas SHBA-së.
-
India shënoi afro 40,000 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India regjistron rekord të vdekjeve nga COVID-19 brenda 24 orëve
-
India regjistron 4106 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
India shënon më shumë se 4,000 vdekje ditore nga COVID-19
-
India regjistron afër 330 mijë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit