Në Hungari është regjistruar rekord ditor i rasteve me koronavirus. Në 24 orët e fundit në Hungari janë regjistruar 3149 raste të reja, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, njofton agjencia Reuters.
Sipas të dhënave të Qeverisë së Hungarisë është hera e parë që shifra ditore e rasteve të reja me koronavirus kalon atë 3000.
Numri total i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Hungari ka arritur në 59.247, ndërsa i të vdekurve në 1425. Në 24 orët e fundit janë raportuar 35 raste të vdekjes.
Në Republikën e Çekisë kanë vazhduar të regjistrohen shifra të larta me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 12.472 raste të reja, që është shifra më e lartë për një ditë fundjave, ku zakonisht testohen më pak persona.
Numri total i të infektuarve ka arritur në 250.797, ndërsa i të vdekurve është rritur për 106 duke arritur në 2077.
Edhe
Rusia regjistron mbi 180 mijë raste të reja me koronavirus
Në Rusi janë regjistruar 16.710 raste të reja me koronavirus, duke çuar totalin e të infektuarve në 1.513.877.
Kanë vdekur 229 persona nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa shifra zyrtare e të vdekurve ka arritur në 26.050.