Botë

Në Holandë për herë të parë regjistrohen mbi 2000 raste të reja me koronavirus

Në Holandë për herë të parë janë regjistruar mbi 2000 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Holandës në 24 orët e fundit janë regjistruar 2215 raste të reja me koronavirus, duke arritur në shifrën totale prej 96 mijë rasteve. Janë regjistruar pesë rekorde ditore brenda një jave në Holandë.