Aeroporti i Londrës, Heathrow ka pezulluar përkohësisht disa fluturime në njërin prej 5 terminale të aeroportit. Zyrtarët e aeroportit thonë se pezullimet e fluturimeve janë bërë “për shkaqe të sigurisë”.
Një zëdhënëse e aeroportit ka thënë se pezullimet e fluturimeve në terminalin 3, janë shkaktuar për “shkaqe të sigurisë”, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.
“Ne jemi duke punuar në terminalin 3 në Heathrow, pas një raporti për një mjet të dyshimtë në një valixhe që është detektuar nga rrezet X”, ka thënë policia e Londrës.
Heathrow, që ka 5 terminale kryesore, është njëri prej aeroporteve më të frekuentuara në botë dhe nga terminali 3, zakonisht kryhen fluturimet e gjata por ka edhe disa fluturime që kanë për destinacion vendet evropiane.
-
Mbyllet aeroporti më i madh në Britani shkaku i një zjarri, ndikohen qindra fluturime
-
Aeroporti i Londrës në kaos, anulon fluturimet e shkurtra
-
Problemi në sistem grumbullon valixhet në Aeroportin e Londrës
-
Dronët anulojnë fluturimet edhe në Heathrow të Londrës
-
Mbi 100 fluturime të anuluara në Britani shkaku i borës