Numri i vendeve të punës të paplotësuar në Gjermani në tremujorin e fundit të vitit të shkuar ka qenë 1,2 milionë, njoftojnë medie.
Instituti për hulumtimin e tregut të punës (IAB) në Nuremberg thekson se kërkimi më i madh për punëtorë është në sektorin përpunues dhe në atë ndërtimor, transmeton Koha.net.
Ndërmarrjet ndërtimore gjermane aktualisht kërkojnë rreth 100 mijë punëtorë të profileve të ndryshme.
Mungesa e ekspertëve vërehet pothuaj në të gjithë sektorët e profesionet më të kërkuara janë elektroteknikët, mekanikët, teknikët mjekësor , programuesit, inxhinierë nga të gjitha profilet si dhe zanatet tradicionale, teneqepunues, hidraulik.
Si rëndom, është kërkesë e madhe për personelin mjekësor e në kohë të fundit ka mungesë të madhe të instruktorëve të vozitjes, shoferëve të autobusëve e të kamionëve.
Sindikata gjermane dhe punëdhënësit kohë më parë kanë arritur marrëveshjen për paga më të mëdha dhe për orar më të mirë të punës. Marrëveshja është arritur në fund të janarit e në fillim të shkurtit të këtij viti dhe ajo parasheh ngritje të pagës nga 4,3 për qind që nga 1 prilli.
-
Gjermania vuan nga mungesa e punëtorëve shëndetësorë dhe të ndërtimit
-
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani shënoi rekord vitin e kaluar
-
Gjysma e kompanive në Gjermani në kërkim të punëtorëve, 2 milionë vende të paplotësuara
-
Gjermania në mungesë të punëtorëve në 148 profesione
-
Gjermania ka nevojë për 1 milion punëtorë