Kardinali Giovanni Battista Re në predikimin e mbajtur për funeralin e Papa Françeskut, ka lavdëruar “lidershipin e tij pastoral”, i cili ka thënë se është ruajtur përmes “personalitetit të vendosur” të Françeskut.
“Ai vendosi kontakt të drejtpërdrejtë me individët dhe popujt, i etur për të qenë pranë të gjithëve, me një vëmendje të veçantë ndaj atyre në vështirësi, duke e dhënë veten pa kursim, veçanërisht ndaj të margjinalizuarve, më të vegjëlve ndër ne”, ka thënë Giovanni.
“Ai ishte një Papë mes njerëzve, me një zemër të hapur ndaj të gjithëve. Ishte gjithashtu një Papë i vëmendshëm ndaj shenjave të kohës dhe asaj që Shpirti i Shenjtë po zgjonte në Kishë”, ka shtuar ai, teksa kujtoi thënien e famshme të Françeskut për të “ndërtuar ura, jo mure”.
Varroset Papa Françesku
Trupi i Papa Françeskut është varrosur të shtunën pasdite në Bazilikën e Shën Marisë së madhe...-
Papa Leoni lutet te varri i Françeskut përpara fjalimit të parë të së dielës
-
Papa Leoni XIV në meshën e parë: Kisha duhet të ndriçojë netët e errëta të botës
-
“Paqja qoftë me ju”, fjalët e para të Papës së ri
-
Më 7 maj nis zgjedhja e pasardhësit të Papa Françeskut
- Duhet një papë i cili s’do t’u lejojë politikanëve të bëhen më katolikë sesa ai