Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Francë, qëllimisht godet nxënësit me makinë

Të paktën tre persona janë lënduar kur një person para një shkolle të mesme në afërsi të Tuluzit qëllimisht me automobil hyri në mesin e nxënësve.

Këtë e ka bërë të ditur një burim i policisë franceze.

Dy nga tre personat kanë marrë lëndime të rënda, transmeton Reuters.

Vozitësi i automobilit, i njohur më herët për policinë, është arrestuar në vendin e ngjarjes.