Paris, 5 korrik – Miratohet përfundimisht nga Parlamenti francez projektligji i cili, ndër të tjera, parashikon detyrimin për të ekspozuar flamurin francez dhe atë europian në klasë deri në shkollën e mesme, por edhe moton franceze ”Liberté, Egalité, Fraternité” (”Liri, Barazi, Vëllazëri”) si edhe tekstin e himnit të famshëm kombëtar të Francës.
Midis dispozitave të tjera të përfshira në paketën legjislative bën pjesë edhe zvogëlimi i moshës së hyrjes në arsimin e detyrueshëm nga gjashtë, që ishte deri tani, në tre vjeç.
Kjo masë do të hyjë në fuqi në shtatorin e ardhshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Bullizuesit në shkollat e Francës do të përballen deri me 10 vjet burgim, sipas ligjit të ri
-
Franca ndalon pajisjet e mençura nëpër shkolla
-
Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
-
BE-ja drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, gati aplikacioni për verifikimin e moshës
-
Parafillorët edhe sivjet jashtë skemës së subvencionimit për libra të shkollimit të detyrueshëm