Në Francë janë regjistruar 1.438 vdekje si pasojë e Covid-19, ka bërë të ditur AFP-ja të mërkurën mbrëma.
Ky është numri më i madh brenda një 24-orëshi qëkur koronavirusi u paraqit në Francë, transmeton KOHA.
Me këtë, numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend është rritur në 17.167.
Sipas raporteve, në 24 orët e fundit nëpër spitale kanë vdekur 514 persona, ndërkohë 924 në ambiente tjera, si nëpër shtëpi të të moshuarve.
Ndërkohë në gjithë botën, numri i të infektuarve ka shkuar mbi dy milionë, kurse i të vdekurve mbi 130 mijë. Të shëruar janë mbi gjysmë milion persona.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca regjistron mbi 360 mijë raste të reja me COVID-19
-
199 të vdekur nga koronavirusi në Francë gjatë 24 orëve të fundit
-
72 të vdekur nga koronavirusi në Francë gjatë 24 orëve të fundit
-
Franca i regjistron 151 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
171 të vdekur në Francë nga COVID-19 në 24 orët e fundit