Në qytetin Chicago i cili njihet si “kryeqyteti i krimeve” të SHBA-ve, për çdo 2.3 orë një person sulmohet me armë, kurse në çdo 14 orë një person vritet.
Përkundër të gjitha masave të marra niveli i dhunës në këtë qytet është shumë më i lartë se i mesatares së shtetit. Sipas të dhënave të ueb faqes “heyjackass.com” e cila i publikoi statistikat e krimeve në Chicago, siç transmeton AA, gjatë vitit 2017 deri më 5 qershor gjithsej 1 mijë e 435 persona kanë pësuar nga sulmet e armatosura.
Si pasojë e sulmeve 250 persona e kanë humbur jetën, kurse 1 mijë e 185 persona janë plagosur. Në të njëjtën periudhë në këtë qytet 14 persona janë vrarë pa përdorimin e armëve të zjarrit, 240 e të vrarëve janë meshkuj, kurse 24 femra.
Të dhënat e bazuara nga raportet policore raportojnë se për çdo 2.3 orë një person sulmohet me armë, kurse në çdo 14 orë një person vritet.
Në periudhën kohore 1 janar – 5 qershor të vitit 2017 në incidentet në Chicago ku policia ka ndërhyrë 6 persona kanë vdekur kurse 6 të tjerë janë plagosur.
Vitin e kaluar në Chicago 4 mijë e 379 persona ishin sulmuar me armë, 717 prej tyre kishin humbur jetën kurse 3 mijë e 662 ishin plagosur. Në qytet po ashtu në vitin 2016 gjithsej 86 persona ishin vrarë pa përdorimin e armëve me zjarr.
-
Lista e gjatë e viktimave të dhunës me armë në SHBA
-
7 të vrarë dhe 48 të plagosur vetëm në fundjavë në Chicago
-
14 të lënduar në sulmin me armë në një funeral në Chicago
-
27 të vrarë nga sulmet me armë brenda 24 orësh në SHBA
-
Mbi 100 njerëz janë qëlluar me armë zjarri në Çikago gjatë Ditës së Pavarësisë