Zgjedhjet parlamentare të mbajtura fundjavën e kaluar në Republikën e Çekisë konfirmuan se vala e së djathtës radikale ka kapluar këtë pjesë të Evropës, pasi partia euroskeptike dhe antiislame, Partia e Lirisë dhe Demokracisë së Drejtpërdrejt (SPD) është bërë opsioni i tretë më i fuqishëm politik në Parlamentin e vendit.
Lëvizja popullore Unioni i Qytetarëve të Pakënaqur (ANO), që drejtohet nga miliarderi çek me prejardhje nga Sllovakia, Andrei Babis, fitoi zgjedhjet parlamentare çeke, ku humbje të madhe pësuan partitë tradicionale çeke.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProfesori nga Universiteti ELTE, Andor Meszaros, për AA tha se humbja e partive tradicionale dhe suksesi relativ i së djathtës radikale, është kryefjala e këtyre zgjedhjeve.
Në cilësi të një partneri koalicioni i Partisë Socialdemokrate, në katër vitet e shkuara Babis ka ushtruar funksionin e ministrit të Financave, ndërkohë që Meszaros thotë se çelësi i suksesit të Lëvizjejs ANO qëndron në faktin se Babis ka arritur të bind elektoratin se ai është meritor për trendet pozitive të ekonomisë çeke dhe se socialdemokratët janë fajtorë për gjërat negative në shtet.
"Është e qartë se ANO e Babisit është fituese e zgjedhjeve, por është e vështirë të thuhet se kush është humbësi më i madh. Partia Social Demokratike ra nën 10 për qind të votave dhe pësoi humbjen më të madhe që nga pavarësia e vendit. Megjithatë, një fiasko të njëjtë kanë përjetuar edhe partitë e tjera tradicionale çeke", tha Meszaros.
Nga shkaku i prapavijës së tij oligarke, shpeshherë Babis është quajtur Donald Trumpi çek, megjithatë lëvizja e tij ANO me 30 për qind të votave të fituara nuk do të mund vet të formojë qeverinë, ndërsa pjesa dërmuese e partive tjera janë deklaruar se nuk dëshirojnë një koalicion me te, pasi për Babisin është nisur një proces hetimor për krim ekonomik.
"Negociatat e koalicionit duhet të përfundojnë deri më 20 nëntor. Është pothuajse e sigurtë se Social Demokratët nuk do të jenë më në koalicion me Bakisin, prandaj do të bën përpjekje që qeverinë ta formojë me Partinë e Demokracisë Civile (ODS) ose të formojë një qeveri të pakicës, e cila ka më shumë gjasa të ndodhë", tha Meszaros.
Ndërsa e djathta radikale SPD, priste një rezultat shunë më të mirë nga ai që ka, 11 për qind e votave të fituara, më konkretisht 22 deputetët janë tregues se në skenën politike çeke është futur një parti anti-muslimane dhe një opsion ksenofobik.
“Është shumë e vogël mundësia që SPD të hyjë në koalicion me Lëvizjen ANO, por një gjë është e qartë se retorika populiste po jep rezultat në Republikën Çeke", tha Meszaros.
Babis ka kundërshtuar hapur shumë politika të Bashkimt Evropian, përfshirë shtimin e kompetencave që ka Brukseli, ndërsa pritet që qeveria e tij të afrojë akoma më shumë vendin me Hungarinë dhe Poloninë.
“Mendoj se politikën e jashtme e Çekisë do ta përbëjnë direktivat e Grupit të Vishegradit”, përfundoi Meszaros.