Autoritetet bullgare thonë të kenë kryer një bastisje të suksesshme duke shkatërruar një operacion të falsifikimeve që po shtypte kartëmonedha me vlerë të lartë të euros dhe dollarit amerikan.
Zëvendës-kryeprokurori Ivan Geshev tha të hënën se kartëmonedhat e falsifikuara, në vlerë prej 11.5 milionë eurosh dhe 2 milionë dollarësh, u konfiskuan në “punëtorinë më të madhe ilegale të shkatërruar në 11 vjetët e fundit”, raporton AP.
Shtypja e paligjshme dhe false e kartëmonedhave 500 dhe 100 euroshe dhe bankënotave 50 dollarëshe u gjet në bodrumin e një hoteli në vendpushimin e Detit të Zi, Sunny Beach. Katër persona u ndaluan pas këtij operacioni të zhvilluar të dielën, transmeton Koha.net.
Në fillim të këtij shekulli, Bullgaria ishte një nga prodhuesit më të mëdhenj të bankënotave false amerikane bashkë me Kolumbinë, Kilin dhe Korenë Veriore.
Pasi iu bashkua Bashkimit Evropian më 2007, mashtruesit bullgarë iu kthyen falsifikimit të euros.
-
Zbulohet në kufirin Bullgari-Rumani një fabrikë shtypi eurosh të falsifikuara
-
Konfiskohen 573 euro të falsifikuara që ishin deponuar në një bankomat në Çagllavicë
-
Polici maqedonas që “vërshoi” tregun e Kosovës me para false
-
EUROJUST: I arrestuari për falsifikim parash është punonjës i MPB-së maqedonase
-
Iu gjetën 34 kartëmonedha 100-euroshe false, arrestohet