Zyrtarët në Bullgari thonë se një 16-vjeçar është arrestuar pasi në shtëpinë e tij janë gjetur pajisje shpërthyese, të cilat, autoritetet besojnë se mund të jenë bërë për t’u përdorur për kryerjen e ndonjë sulmi terrorist.
Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Ivan Geshev, tha sot se policia në qytetin Plovidiv, ka kryer bastisje pasi familjarët e adoleshentit kishin raportuar se kanë gjetur pajisje për krijimin e bombave në kushte shtëpie, raporton AP.
Zyrtarët thanë se kanë gjetur disa pajisje shpërthyese gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit.
Autoritetet bullgare po ashtu njoftuan se kanë gjetur edhe një flamur të grupit militant, Shteti Islamik dhe literaturë islamike.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet adoleshenti që planifikoi sulm në një stacion treni në Austri
-
I riu arrestohet në Gjermani, po planifikonte sulm me bomba
-
Bullgaria zbulon armë që dyshohen se lidhen me Hamasin
-
Arrestohen dy tinejxherë në Gjermani, dyshohet se po planifikonin sulm
-
Arrestohet në Pejë 16-vjeçari i dyshuar për përgatitje të veprave terroriste