Sindikatat e Belgjikës kanë organizuar një demonstratë për të protestuar kundër atyre që ata i shohin si kushte gjithnjë e më të këqija të punës dhe shkelje të së drejtës së tyre për grevë.
Aksioni i punës tashmë ka bllokuar metronë dhe trafikun tjetër në Bruksel.
Sindikatat janë të pakënaqura nga kompanitë që kërkojnë të imponojnë kontrata të reja për punëtorët e tyre që ndikojnë në të drejtat e tyre sociale, në kushtet e tyre të punës dhe ulin pagat e tyre.
Ata posaçërisht protestojnë kundër vendimit të zinxhirit të supermarketeve “Delhaize” për ta ndryshuar strukturën e menaxhimit të dyqaneve që ndikon drejtpërdrejt në të ardhurat dhe të drejtat e stafit.
Artikuj të ngjashëm
-
Aeroporti i Brukselit anulon 110 fluturime të së mërkurës
-
Belgjika mbetet pa transport publik pasi sindikatat hynë në grevë
-
Greva kombëtare në Belgjikë godet transportin publik dhe aeroportet
-
Shpërthejnë protestat në Francë, dhjetëra të arrestuar
-
Katër të vdekur nga aksidenti në Belgjikë, në mesin e tyre dy fëmijë