Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Borodyanka, familjarët ende shpresojnë se i kanë gjallë më të dashurit

Në Borodyanka, familjarët ende shpresojnë se i kanë gjallë më të dashurit

Zjarrfikësit kanë vazhduar të kërkojnë viktimat dhe të mbijetuarit e mundshëm në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Borodyanka, derisa banorët po mundohen të kthejnë njëfarë rendi në shtëpitë e banesat e tyre të shkatërruara në qytezën që ishte pushtuar për javë të tëra nga forcat ruse.

Rreth 75 kilometra në veriperëndim të Kievit, Borodianka ishte qytezë me më shumë se 12 mijë banorë.

Qendra është kthyer në një qytezë fantazmë dhe dhjetëra viktima pritet të gjenden nën gërmadha të shumë ndërtesave të granatuara e të bombarduara nga forcat ruse gjatë luftimeve me ushtrinë dhe vullnetarët e Ukrainës.

“Fëmijët e mi kanë mbetur nën rrënoja për 36 ditë me radhë. Bija dhe dhëndri im vdiqën. Ata më nuk janë këtu. Kam mbetur me mbesat e nipat e mi jetimë”, ka thënë Maria Veselenko, banore e Borodyankas.

Veselenko ka thënë se për shkak të ushtrisë ruse ishte e pamundur të kërkoheshin trupat e më të dashurve të saj.

Edhe Bomba ruse godet një ndërtesë, 5 të vdekur në jug të Ukrainës Botë Bomba ruse godet një ndërtesë, 5 të vdekur në jug të Ukrainës

“Rusët po gjuanin. Dhe disa njerëz donin të vinin që të ndihmonin, por rusët po gjuanin drejt tyre. Rusët po vendosnin eksploziv poshtë trupave të viktimave. Kjo është arsyeja pse vajza dhe dhëndri im mbetën nën rrënoja për 36 ditë me radhë. Nuk na lejohej të rrinim në këtë zonë që t’i nxirrnim trupat e tyre të pajetë”, ka shtuar ajo.

Rusët kishin qëndruar disa javë në këtë qytezë me shpresë se do të avanconin drejt kryeqytetit Kiev për ta rrethuar. Rusia ka tërhequr trupat nga Borodyanka ditëve të fundit pas luftimeve të ashpra.

“Nuk po iu besoj syve të mi. Është e vështirë ta thuash, por përnjëmend nuk po mund t’u besoj syve se kjo mund të ndodhë. Për mua, duket si puna e një loje, si diçka surealiste. Para së gjithash, sepse nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë. Do të mund ta kuptoja nëse do të ishte katastrofë natyrore, por nuk është katastrofë natyrore, por nuk është aspak natyrore. Nuk mund ta kuptoj si mund të ketë ndodhur kjo në shekullin 21”, ka thënë Natalia Shulhach, mësuese dhe banore e Borodyankas.

Si shumica e banorëve të Borodyankas, edhe ajo është zhvendosur të jetojë me të afërmit dhe miqtë derisa të rindërtohet ndërtesa e saj e banimit.

Edhe Kërcënimet me të cilat përballet qyteti ukrainas Sumy Botë Kërcënimet me të cilat përballet qyteti ukrainas Sumy

Borodyanka ka ngelur në pjesën më të madhe pa energji elektrike, gaz ose shërbime të tjera elementare.

Në një ndërtesë ku dikur jetonin 100 persona, kanë ngelur vetëm disa syresh. Ata po përdorin dërrasat e arkave të lëna të municioneve për të ndezur zjarr. Thonë se nuk e dinë se çfarë do të bëjnë gjatë ditëve të ardhshme.