Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Austri po mbahen zgjedhjet parlamentare

Austria voton sot për rinovimin e Parlamentit.

Qendrat e para të votimit u hapën në orën 7:00, që mund të shndërrojnë konservatorin Sebastian Kurz, 31 vjeç, në drejtuesin më të ri në Evropë dhe t’i hapë rrugën rikthimit të ekstremit të djathtë në qeveri.

Rreth 6,4 milionë persona do të kenë mundësinë të votojnë deri në orën 17:00 me orë lokale (15:00 GMT) për të zgjedhur deputetët e tyre sipas një modeli proporcional.

Në përfundim të votimeve, sondazhet do të japin një të dhëna mbi raportet e forcave në Parlamentin e ardhshëm austriak.

Artikuj të ngjashëm