Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në aksidente trafiku gjatë Vitit të Ri Lunar në Vietnam, 183 të vdekur

Të paktën 183 persona kanë vdekur në aksidente të trafikut në Vietnam gjatë festës 9-ditore të Vitit të Ri Lunar.

Vietnami çdo vit feston Vitin e Ri Lunar në javën e parë të shkurtit, i cili zgjat më shumë se një javë.

Mediat lokale raportuan se gjatë pushimeve 9-ditore, respektivisht nga 2 deri më 10 shkurt, 276 aksidente trafiku kanë marrë jetën e 183 persona dhe 241 të tjerë kanë mbetur të plagosur.