Një Aeroplan udhëtarësh i kompanisë, i supozuar të jetë i kompanisë “Ariana Airlines”, është raportuar të jetë rrëzuar në lindje të Afganistanit.
Por, kompania nacionale e Afganistanit “Ariana Airlines”, sipas një lajmi të botuar në portalin Indiatioday, ka mohuar që ndonjë aeroplan i tyre të jetë rrëzuar. Sipas deklaratës së në uebfaqen zyrtare, aeroplanët e tyre janë duke operuar sigurt.
Ai është rrëzuar në rajonin Deh Iak në Ghazni, në jug-perëndim të Kabulit, ka bërë të ditur një zëdhënës i krahinës, raporton BBC-ja, transmeton Koha.net.
Aeroplani sipas zëdhënësit është rrëzuar shkaku i problemeve teknike, ndërkohë që ende nuk dihet numri i viktimave, teksa në Bord ndodheshin 83 udhëtarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Aeroplani i rrëzuar në Afganistan ishte i ushtrisë amerikane
-
Arrin në 270 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit në Indi
-
Aeroplani i Azerbajxhanit u rrëzua pas “ndërhyrjes së jashtme fizike e teknike”
-
Misteri mbi rrëzimin e aeroplanit në Kazakistan, faji i zogjve apo i Rusisë?
-
32 të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan