Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ndizet fushata elektorale në Gjermani, bie mbështetja për partinë e Merkelit

Fushata se kush do të zëvendësojë kancelaren gjermane Angela Merkel u ndez të dielën pasi një sondazh i ri tregoi se socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD) kanë një epërsi më të madhe ndaj konservatorëve të Merkelit.

Mbështetja për SPD-në u rrit me dy pikë nga java e kaluar në 24%, rezultati i tyre më i lartë në katër vjet sipas sondazhit të INSA-s të kryer për gazetën Bild am Sonntag. Konservatorët humbën një pikë duke rënë në 21%, më e ulta e anketuar ndonjëherë.

Gjermania shkon në zgjedhje më 26 shtator, kur Merkel jep dorëheqjen si kancelare pas 16 vitesh në detyrë dhe katër fitore në zgjedhjet kombëtare. Largimi i Merkelit ka dobësuar mbështetjen për aleancën e saj konservatore.

Ishte sondazhi i dytë në javën e fundit që ka vënë SPD-në përpara. Mbështetja për Demokratët Kristianë të Merkelit (CDU) dhe partinë e tyre simotër bavareze, Unioni Kristian Social (CSU), ka rënë në mënyrë të qëndrueshme javët e fundit.

Kandidati i bllokut për kancelar, kryetari i CDU-së, Armin Laschet, është vënë nën zjarr që kur u kap nga kamera duke qeshur gjatë një vizite muajin e kaluar në një qytet të goditur nga përmbytjet.

Edhe Socialdemokratët miratojnë koalicionin, hapet rruga që Merzi të zgjedhet kancelar i Gjermanisë Botë Socialdemokratët miratojnë koalicionin, hapet rruga që Merzi të zgjedhet kancelar i Gjermanisë

Në një votim hipotetik të drejtpërdrejtë për kancelarin, sondazhi i INSA tregoi se kandidati i SPD, ministri i Financave, Olaf Scholz, do të merrte 31% të votave, krahasuar me vetëm 10% për Laschet dhe 14% për kandidaten e të Gjelbërve, Annalena Baerbock.

Tre kandidatët do të zhvillojnë një debat televiziv të dielën në mbrëmje.

Pavarësisht epërsisë së SPD-së në sondazhe, ajo ende do të duhej të bashkohej me dy parti të tjera për të qeverisur, duke nxitur një diskutim se cilët partnerë të mundshëm të koalicionit do të ishin të pranueshëm.

Scholz nuk pranoi të përjashtojë bashkimin me Linke, të majtë, në një intervistë me Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, megjithëse ai tha se çdo qeveri gjermane duhet të angazhohet për anëtarësimin në NATO.

Linke, që ka aktualisht ka 6% të votave, ka bërë thirrje për largimin nga NATO, një politikë kundërshtuese me partinë e udhëhequr nga Scholz.

Ndërkohë, kandidatja e të Gjelbërve Baerbock u distancua nga Linke si një partner i mundshëm.

Edhe Kolumne Zgjedhjet në Gjermani: gjithçka që duhet të dini…

"Linke sapo e ka përjashtuar veten, pasi nuk ishte as i gatshëm të mbështeste Bundeswehrin në shpëtimin e shtetasve gjermanë dhe forcave lokale nga Afganistani", tha Baerbock për gazetat e grupit mediatik Funke.

Laschet hodhi dyshime mbi angazhimin e SPD-së dhe të Gjelbërve për të mbështetur ushtrinë gjermane, duke thënë në një ngjarje të shtunën se ata kishin bllokuar masat në të kaluarën për të mbrojtur ushtarët.