Ambasadat e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë, dhe përfaqësuesi special i BE-së në Bosnjë e Hercegovinë, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës e quajnë të papranueshëm dhe hap përshkallëzues vendimin e sotëm të Parlamentit të Republika Srspska, për të filluar hartimin e legjislacionit për krijimin e institucioneve paralele.
Në reagim thuhet se vazhdimi i kësaj rruge të sfidimit të kornizës së Dejtonit, po dëmton përspektivat ekonomike, dhe po kërcënon stabilitetin jo vetëm të vendit por edhe të gjithë rajonit.
“Vendimi i sotëm i Asamblesë Kombëtare të Republika Srpska për të filluar hartimin e legjislacionit për krijimin e institucioneve paralele në Republika Srpska është një hap i mëtejshëm përshkallëzues. Anëtarët e koalicionit qeverisës në RS duhet të jenë të vetëdijshëm se vazhdimi i kësaj rruge qorre të sfidimit të kornizës së Dejtonit po dëmton perspektivat ekonomike të njësisë, duke kërcënuar stabilitetin e vendit dhe të gjithë rajonit dhe duke rrezikuar të ardhmen e BiH me BE-në”, thuhet në reagim.
Vendet e QUINT-it dhe BE-ja kanë kërkuar nga politikanët e Republika Srpska dhe ata të Bosnjë-Hercegovinës që të rifillojnë dialogun dhe të gjejnë urgjentisht një zgjidhje.
“Inkurajojmë të gjithë liderët që të ndërtojnë besim të ndërsjellë duke braktisur menjëherë retorikën përçarëse dhe shkallëzuese, dhe të kthehen në institucionet shtetërore me kapacitet të plotë, ku mund të flasin edhe për çështje mosmarrëveshjeje. Fokusi tani duhet të jetë në ecjen përpara në reformat e rëndësishme për qytetarët dhe për rrugën e anëtarësimit në BE”, përfundon komunikata.
-
Ndërkombëtarët kërkojnë që veprimet në veri të mos rrezikojnë shërbimet për qytetarët
-
Republika Sërpska e miraton një draft të kushtetutës së re për ta përcaktuar atë si shtet
-
SHBA për mbylljen e strukturave paralele: Veprime të pakoordinuar, çështje që duhet të zgjidhen në dialog
-
Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës
-
Asambleja e Republikës Sërpska e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”